Mjeku Shpëtim Baçi: Shumica e të sëmurëve me Covid vdesin nga trompoza e gjakut

13 nëntor 2020 | 10:40

Mjeku i njohur shqiptar në spitalin e Parmës (Itali), Shpëtim Baçi, i specializuar në problemet e Covid-19, ka thënë sot se “Kam pasur bashkëpunim me mjekët në Shqipëri, sidomos me mjekun Piperon për të zbatuar protokollet e fundit për trajtimin dhe diagnostikimin e Covid.

Dua tu bëj thirrje mjekëve të familjes, që në momentin e parë që zbulojnë virusin, të fillojnë menjëherë të vendosin terapinë. Të gjithëve t’u japin hollusin e gjakut, heparinën.

Covid nuk dëmton vetëm mushkrinë, por edhe organet e tjera, zemrën, enët e gjakut, pjesën e brendshme të enës së gjakut dhe mushkërisë, duke krijuar trompozë.

Nëse i sëmuri ka temperaturë, kollë, këputje, nuk ndjen shijen dhe nuhatjen, këshillohet holluesi i gjakut. Shumica e viktimave vijnë nga mpiksja e gjakut, trompozat’- ka sqaruar Baçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HAJDIN ABAZI TË STREHUARIT NË MALE Këtu gjithçka është mungesë…