Ndotja e ajrit, IKShPK-ja kërkon nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi
13 nëntor 2020
| 11:11
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se sot në vendin tonë ajri është i pashëndetshëm.
Në këtë kontekst, ky institut u ka bërë thirrje qytetarëve, sidomos atyre me sëmundje kronike që të qëndrojnë në shtëpi.
“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike!”, ka njoftuar IKShPK-ja.




