Meta, Vuçiqit: Kosova është shtet i pavarur

13 nëntor 2020 | 14:52

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka folur për një konflikt të mundshëm me Kosovën.

Meta ka thënë se të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, qoftë në Serbi apo vendet e tjera, qoftë në Shqipëri, për ata, që sipas tij, nuk e kanë ende të qartë këtë gjë.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh, çdo pretendimi të ngritur nga ata që ju ka ngelur ora para 20 vitesh. Të gjithë duhet të mësohen të jetojnë me Kosovën si shtet i pavarur, jo vetëm në Serbi e vende të tjera, por edhe në Shqipëri, për ata që nuk e kanë të qartë”, ka thënë Meta./ballkanweb/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas ndryshimeve të Komisionit për Buxhet, përmes Ligjit për Rimëkëmbje,…