Bill Gates, i sigurt për suksesin e vaksinave kundër Covidit
Bashkëthemeluesi i “Microsoft”-it, Bill Gates, beson se “pothuajse të gjitha” vaksinat Covid-19 do të funksionojnë mirë, tha ai në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN-it.
Vaksinat nga “Pfizer” dhe “Moderna” kanë treguar të jenë efektive në të dhënat e hershme të kompanisë dhe Gates tha se ai pret që vaksinat nga “AstraZeneca”, “Johnson & Johnson” dhe “Novavax” të kenë sukses të ngjashëm së shpejti.
“Jam optimist se deri në shkurt ka shumë të ngjarë që të gjitha do të tregohen shumë efikase dhe të sigurta”, tha ai.
Ai rekomandoi që amerikanët të mbajnë maska dhe të tregohen të zgjuar në lidhje me praktikat e shëndetit publik.
Bindja e njerëzve që të vaksinohen do të jetë një sfidë, gjithashtu. Pjesa e logjistikës është “pak e hutuar” në ShBA, tha ai, por ai ishte optimist që këto çështje do të trajtohen.



