Dy cisterna nafte digjen në Ngushticën e Hormuzit

25 nëntor 2026 | 08:31

Dy anije cisterna nafte kanë pësuar shpërthime dhe zjarre në dhomën e motorëve pasi goditën mina detare në brigjet jugore dhe lindore të Ngushticës së Hormuzit.

Sipas transmetuesit shtetëror iranian IRIB, që citon Marinën e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), anijet po tentonin të kalonin fshehurazi në një rrugë të paautorizuar, duke i mbajtur të çaktivizuara sistemet e tyre të navigimit dhe pozicionimit.

Pas incidentit, Qendra e Kontrollit të Trafikut në Ngushticën e Hormuzit u bëri thirrje ekuipazheve të mos lundrojnë pa sisteme navigimi aktive, duke paralajmëruar se garancitë e autoriteteve amerikane nuk i mbrojnë ato nga minat detare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rënia e temperaturave, ka bërë që në kryeqytetin e Kosovës,…