Trumpit i largohet edhe një këshilltar
11 prill 2018
| 08:19
Lista e të larguarve nga Shtëpia e Bardhë shtohet me Tom Bossert, këshilltar i presidentit Donald Trump për sigurinë e vendit.
Bossert dha papritur dorëheqjen të martën.
Zëdhënësja Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders, ka thënë se presidenti ishte mirënjohës për kontributin e Bossertit në mbrojtjen e vendit, por arsyeja e dorëheqjes nuk u bë me dije.