Ndërron jetë ish deputeti i LDK-së, Gani Prekopuca

20 dhjetor 2017 | 10:40

Ka ndërruar jetë sot ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga LDK, Gani Prekopuca.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik, deputeti aktual, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, përcjellë Klan Kosova.

“Ndahet nga jeta ish deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe ish kryetari degës së LDK-së në Fushë Kosovë, Gani Prekopuca”.

“Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve të tij. U preftë në paqe ky burrë i urtë e punëtorë, me sjellje tipike sipas filozofisë rugoviane”, ka shkruar Hoti.

“Me respekt të thellë për të”, përfundon ai.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës.…