Bixhoz i paligjshëm në Istog, arrestohen tetë persona
Tetë persona janë arrestuar dje në Istog për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, me datё 11.12.2020 rreth orёs 14:30 ka pranuar informatё se nё fshatin Gurrakoc-Istog, nё njё lokal disa persona janё duke luajtur bixhoz. Njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjёherё iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes, gjatё kontrollit nё kёtё lokal janё hasur tetё (8) persona tё cilёt ishin duke luajtur, gjithashtu gjatё kontrollit janё gjetur edhe njё shumё e tё hollave tё cilat dyshohet se janё pёrdorur për lojën e bixhozit”, thuhet në njoftim.
Policia ka arrestuar tё gjitha personat dhe ndaj tyre janё zhvilluar procedurat konform ligjit, nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit rasti cilёsohet “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”.



