Dalin pamje të reja nga arrestimi i të dyshuarit që kërcënoi se do të aktivizonte një mjet shpërthyes në banesën e tij
13 tetor 2026
| 21:17
Policia ka arrestuar kërcënuesin e dyshuar se do të aktivizonte një mjet shpërthyes në banesën e tij, në objektet e njohura si “Banesat e Bardha” në Fushë Kosovë.
Në vendngjarje për disa orë kanë qëndruar ekipet policore, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës.
Pas arrestimit, ekipet e specializuara për deminim kanë qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa banorët kanë qëndruar jashtë banesave deri në sqarimin e situatës.
Deri në momentin e raportimit, nuk kishte konfirmim zyrtar për rastin
Pamje:



