Petkoviqi, Jeremiqit: Me Prishtinën na vutë midis dy zjarreve

14 dhjetor 2020 | 08:19

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është përplasur me ish-ministrin e Punëve të Jashtme në Serbi, Vuk Jeremiq.

Përplasja mes të dyve erdhi pas deklaratës së Jeremiqit për furnizimin me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës.

Jeremiqi tha se furnizimi me energji elektrike në pjesën veriore mund të ndalet sot.

Për këtë deklaratë ka reaguar Petkoviqi duke e quajtur këtë gënjeshtër absolute.

Madje drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën thotë se padyshim se Jeremiqi do të donte një skenar të tillë.

Petkoviqi tutje tha se Jeremiqi kurrë nuk ka punuar për interesat e Serbisë e, sipas tij, u konfirmua kur ai krijoi konfuzion shtesë në lidhje me furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.

“Interesat e Jeremiqit padyshim që përkojnë me interesat e Prishtinës, e cila në mënyrë të barabartë dëshiron të shkaktojë panik dhe konfuzion midis serbëve në veri të Ibrit”, tha Petkoviqi në një deklaratë.

“Jeremiqi dhe Prishtina na vunë midis dy zjarreve, duke luajtur si ekip dhe për interesin e vetëshpallur të Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që ata e bëjnë këtë. Çështja e furnizimit me energji elektrike në veriun e Kosovës ka qenë objekt i bisedimeve të gjata dhe të mundimshme të ndërmjetësuara nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës dhe ne kemi qenë dhe mbetemi të përkushtuar ndaj marrëveshjeve të arritura, por Prishtina nuk ka zbatuar detyrimet e saj për këtë çështje, kështu që nuk ka asnjë arsye për të “Derisa ta bëjë këtë, gjithçka ndryshon në fushë,” shtoi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 2 000 punëtorë teknikë në spitalet dhe qendrat e…