Mustafa, sot sërish në seancë

14 dhjetor 2020 | 08:23

 

Gjykata Speciale ka caktuar konferencën e tretë në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa. Data për mbajtjen e konferencës së tretë statutore është caktuar për 14 dhjetor, në orën 15:00. Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Më 28 shtator ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Më 23 nëntor gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksinat e sapo-miratuara kundër koronavirusit u nisën me kamionë-frigoriferë në…