Reçica: Sektori i gastronomisë duhet mbështetur parezervë
21 dhjetor 2020
| 13:15
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për situatën e vështirë në të cilën ndodhet sektori i gastronomisë, që ka pësuar goditjen më të madhe si pasojë e pandemisë, ku fatkeqësisht edhe një numër i madh i punëtorëve kanë humbur vendet e tyre të punës.
Përfaqësuesve të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ministri Reçica u ka shprehur gjithë gatishmërinë e tij dhe të MPMS-së për të mbështetur parezervë sektorin e gastronomisë, brenda mundësive ligjore.