Shërbimi Korrektues nga 28 dhjetori lejon vizitat familjare nëpër burgje

21 dhjetor 2020 | 16:20

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar opinionin publik se 28 dhjetori do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare.

Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një anëtari të familjes.

Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat anti-Covid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues).

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se…