Hoxhaj ua përkujton mësimdhënësve: I kemi rritur pagat për 118 %

29 dhjetor 2020 | 08:10

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka nisur ditën me një shkrim për mësimdhënësit.

Hoxhaj e ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Facebook” ku shihet me disa mësimdhënës.

Ai ka thënë se PDK-ja ka ndërtuar qindra shkolla dhe ka dyfishuar për 118 % pagat për mësimdhënësit.

“PDK-ja ndërtoi qindra shkolla dhe dyfishoi për 118 % pagat për mësimdhënësit, që janë një nga shtyllat më të rëndësishme të shoqërisë dhe shtetit. Koha për një tjetër mbështetje dinjitoze për ta”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ajo vazhdon të marrë vëmendje të madhe me secilin postim…