Podujeva ia ndan 6 mijë euro familjes së Blerim Maqestenës, të arrestuarit nga Serbia

06 janar 2021 | 13:49

Këshilltarët komunalë të Podujevës kanë marrë vendim që ta ndihmojnë me 6 000 euro familjen e këshilltarit të Partisë Socialdemokrate, Blerim Maqastena, i cili është arrestuar nga policia kufitare e Serbisë më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Ky vendim është marrë njëzëri nga të gjithë këshilltarët komunalë të pranishëm në një mbledhje të jashtëzakonshme e cila u mbajt sot, raporton “Epoka e re”.

Iniciuesja e kësaj seance, këshilltarja komunale Tringa Sfishta ka thënë se arsyeja e thirrjes së mbledhjes së jashtëzakonshme është shprehja e mbështetjes dhe solidarizimi me kolegun e tyre asamblist, i cili padrejtësisht po mbahet në paraburgim nga institucionet serbe.

“Falënderoj të gjithë kolegët asamblistë të cilët mbështeten thirrjen e kësaj seance për të shprehur pakënaqësinë tonë me aktin e ndodhur dhe për të shprehur solidaritetin tonë në mbështetje të familjes Maçastena me mjete financiare, për shpenzimet të vizitave dhe angazhimeve tjera”, ka thënë Sfishta.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers po konfirmojnë…