Moldavia dërgon 40 ushtarë në Kosovë
Një kontigjent i ri i Ushtrisë së Moldavisë është vendosur sot në operacionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.
Kontingjenti i katërmbëdhjetë i Ushtrisë Kombëtare përbëhet nga 40 ushtarë profesionistë, përfshirë shtatë inxhinierë dhe një togë prej 33 këmbësorësh, të cilët do të kryejnë misione sigurie dhe do të ruajnë objektivat ushtarake dhe patrulluese
Në ceremoninë zyrtare ka marrë pjesë edhe presidentja e Republikës së Moldavisë, komandante supreme e forcave të armatosura, Maia Sandu.
“Unë kam besim se aftësitë dhe njohuritë tuaja do t’ju ndihmojnë të ndërveproni në mënyrë efektive me ushtrinë e shteteve të tjera dhe të vendosni marrëdhënie konstruktive me popullatën lokale, duke kontribuar kështu në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Zotërinj, ju uroj suksese të vazhdueshme në misionin fisnik të shërbimit të vendit nën tri ngjyra dhe jashtë vendit ”, ka thënë Sandu.




