Arben Fetoshi i bashkohet PDK-së
11 janar 2021
| 13:43
Profesori Arben Fetoshi është aderimi i radhës në Partinë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj përmes një konference për medie.
I pari i PDK-së, ka deklaruar se ardhja e Fetoshit është nder dhe privilegj për këtë parti. “Viti 2020 ka qenë vit i dëshpërimit të madh të dy qeverive të dështuara, dhe qytetarët tashmë po kthejnë shpresën tek PDK dhe ardhja e Arbenit në këtë parti është besim”, ka deklaruar Hoxhaj.
Ndërsa, Fetoshi ka thënë që PDK-ja është parti që përfaqëson vlerat e UÇK-së.
“PDK është forcë politike gjithmonë e hapur dhe e cila nuk ka kalkuluar diskurse politike dhe e cila përfaqëson vlera të UÇK-së”, është shprehur ai.