Mozzik për Kadri Veselin: Shteti është i pasigurt pa ty

19 janar 2021 | 00:16

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, ka publikuar një fotografi të ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Mozzik në përshkrimin e kësaj foto ka shkruar disa fjalë prekëse për ish-udhëheqësin e UÇK’së, Kadri Veseli i cili po ballafaqohet me aktakuzat nga Gjykata Speciale, shkruan Periskopi.

Mozzik thotë se shteti i Kosovës është i pasigurt për shkak të mungesës së Veselit.

Postimi i tij i plotë:

Mungesën tënde në mesin tonë nuk e përshkruajnë as tërë ato male mbrapa shpine që i ke o Lul !

Qëllimi yt ishte i bardhë e i pastërt si ato retë mbi kokë që i ke !

Shkathtësia profesionale e jotja , idetë e mëdha tuat gjithmonë e dërguan Kosovën në të mira.

Shumë i pa sigurtë është Shteti pa ty !

Nau kthefsh faqebardhë e më i fortë se kurrë !

Rrnoftë KADRI VESELI

19 Gusht 2020 / Bjeshkë të Deçanit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka përzgjedhur pesëshen e…