Nënshkruhet marrëveshja për funksionalizimin e një qendre edukative në Gjakovë

19 janar 2021 | 16:26

Komuna e Gjakovës e përfaqësuar nga kryetari Ardian Gjini si dhe “Caritas Kosova” e përfaqësuar nga Don Viktor Sopi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për funksionimin e Qendrës Sociale-Edukative në lagjen “Ali Ibra”.

Në këtë qendër do të zhvillohen këto aktivitete: edukimi i fëmijëve parashkollor nga mosha 3-6 vjeç, programi “ndihmë në detyrat e shtëpisë”, ofrimi i shërbimeve shëndetësore në kuadër të projektit “Home Care”, asistencë sociale për familjet në nevojë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, aktivitete psiko-sociale, kulturore dhe sportive.

Ky projekt ka kosto 42 610 80 euro dhe do të zhvillohet deri në dhjetor 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, bëri më dije se është arrestuar një…