Hoxhaj premton: Pagat e mjekëve dhe infermierëve rriten me 30% në muajt e parë të qeverisjes
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar se do t’u rrisin pagat mjekëve dhe infermierëve në muajt e parë të qeverisjes.
Këtë premtim Hoxhaj e bëri sot gjatë vizitës së në Spitlain Rajonal të Prizrenit.
“Me programin e rimëkëmbjes, së bashku me mjekët dhe infermierët do ta rimëkëmbim shëndetësinë. Për këta heronj të kësaj kohe, do t’i rrisim pagat ë deri në 30% që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së”, shkruan Hoxhaj në një postim në “Facebook”.
Po ashtu Hoxhaj theksoi se me programin e rimëkëmbjes së PDK-së “të gjithë do të trajtohen dinjitetshëm”.
Kryetari i PDK-së në këtë takim falenderoi mjekët dhe infermierët për punën gjatë pandemisë.
“Vizitova mjekët dhe infermierët në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe i falenderova për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë”, shrkuan Hoxhaj.
Statusin e tij në Facebook:
Vizitova mjekët dhe infermierët në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe i falenderova për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë .
Me programin e rimëkëmbjes, së bashku me mjekët dhe infermierët do ta rimëkëmbim shëndetësinë. Për këta heronj të kësaj kohe, deri në 30% do t’i rrisim pagat që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së.