Thirrje të pakoordinuara për verifikimin e votuesve

25 janar 2021 | 17:49

Jehon Gorani nga Kosova, i cili qe shumë vjet jeton dhe vepron në Belgjikë, ka pranuar dy thirrje telefonike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të marrë të dhënat e tij që të verifikohet si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 14 shkurt.

Pasi ka aplikuar për votim me postë më 16 janar dhe më 22 janar kishte marrë konfirmimin automatik se aplikacioni i është pranuar, ai është telefonuar.

“Telefonatën e parë e kam marrë një ditë më vonë, të shtunën paradite me ç’rast personi në lidhje i verifikoi të dhënat e mia. Po të njëjtën ditë, disa orë më vonë, prapë më marrin nga KQZ-ja për të njëjtën gjë, do të thotë verifikimin e shënimeve. Ju bëra me dije se tashmë kisha biseduar me zyrtarët e KQZ-së të cilët ma kanë konfirmuar se janë verifikuar shënimet e mia, për çfarë zyrtari i KQZ-së nuk e kishte idenë, por sidoqoftë prapë i dhashë të njëjtat të dhëna”, tregon Gorani.

Telefonatat si duket nuk kanë mjaftuar, pasi ai është kontaktuar përsëri.

“Të nesërmen, të dielën, prapë marrë e-mail nga KQZ-ja ku më thuhet se kërkesa ime është pranuar dhe se do më kontaktojë KQZ-ja për verifikimin e të dhënave. Sipas kësaj i bie se unë ende nuk jam e regjistrin e votuesve nga jashtë”, thotë ai për “Radion Evropa e Lirë”.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, nuk jep ndonjë përgjigje se pse ka ndodhur diçka e tillë.

Ai thotë se kontaktimi i aplikuesve përmes telefonit do të ndahet në tri faza dhe se aplikuesit thirren për herën e dytë vetëm në rast që nuk përgjigjen në telefonatën e parë, edhe pse ne rastin e Jehon Goranit ka ndodhur e kundërta.

“Aktualisht shërbimi votues është duke vazhduar punën intensive me regjistrimin dhe verifikimin e aplikacioneve të pranuara. Vetëm pas përfundimit të të gjithë kësaj periudhe të shqyrtimit, vlerësimit dhe verifikimit të aplikacioneve, në fund do të kemi një raport të detajuar ku do ta dimë saktë se sa është numri i aplikimeve për t’u regjistruar si votues jashtë vendit dhe se sa prej do të regjistrohen suksesshëm, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore”, thotë Elezi.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/thirrje-telefonike-verifikim-/31068167.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga për në Kupën e Botës 2022 ka vendosur përballë…