Kosova në mars zhvillon miqësore ndaj Lituanisë

28 janar 2021 | 11:31

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë një ndeshje miqësore në muajin mars kundër Kombëtares së Lituanisë. Njoftimi është bërë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kjo ndeshje zhvillohet në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë. Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) do…