Jep dorëheqje anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LV-së: Lamtumirë demagoga

01 shkurt 2021 | 14:55

Sami Ahmetaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në degën në Pejë, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar miq,
Për ju që jeni të ndershëm e me një fytyrë e kam një lajm interesant:
Nga sot, nuk jam më delegat i Këshillit të Përgjitshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nga Peja, as kryetar i Pikës në Dardani, e madje as aktivist i VV-së.
Lamtumirë Albin Kurti, lamtumirë Vetëvendosje!
Lamtumirë demagoga që iu besova 13 vite!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…