MSh-ja i dorëzon IKShPK-së 100 000 mijë teste PCR, ShSKUK-së 16 ventilatorë

02 shkurt 2021 | 13:29

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se MSh i ka dorëzuar të martën 100 000 teste PCR në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për të forcuar kapacitetet e testimeve dhe për të vazhduar testimin në masë, pas fillimit të testimeve edhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike.

Krahas kësaj, 16 ventilatorë, i janë dorëzuar Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

“Ashtu siç kemi premtuar, sot i kemi dorëzuar edhe 16 ventilatorë të tjerë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për të shtuar kapacitetet e trajtimit klinik të pacientëve. Përkushtimi ynë është që mungesa e testeve të mos jetë asnjëherë temë e punës së profesionistëve tanë shëndetësor dhe përmes rritjes së kapaciteteve të lehtësohet identifikimi i kontakteve të rasteve pozitive dhe të zhvillohet gjurmimi dhe hulumtimi epidemiologjik për ta izoluar sa më shumë virusin”, ka thënë ministri Zemaj.

Testet e dorëzuara në IKShPK dhe ventilatorët për ShSKUK-në, theksoi ai janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare (huamarrja nga Banka Botërore), ndërsa janë siguruar përmes shërbimeve të prokurimit të UNOPS-it. “Në stoqet e IKShPK-së ka teste të mjaftueshme PCR për detektimin e SARS-COV 2, prandaj u bëjmë sërish thirrje qytetarëve nga të gjitha regjionet që të testohen”, bëri thirrje ministri Zemaj.

Image preview

Ai ka qëndruar të martën edhe në Klinikën Infektive të QKUK-së për t’ju uruar specializantëve të Infektologjisë dhe të Radiologjisë fillimin e shkollimit specialistik, të ndarë për ta nga Ministria e Shëndetësisë.

“Armatës së ekipit të mrekullueshëm të infektologëve dhe radiologëve, sot iu shtuan edhe specializantët e rinj. Tashmë në Klinikën Infektive shkollimin specialistik janë duke e kryer 17 mjekë, ndërsa në Klinikën Radiologjike 42. Specializantët do të vazhdojnë shkollimin, ndërsa ne, bartës të përgjegjësive institucionale, na mbetet të përgëzojmë kuadrin tonë për specializim si dhe specializantët e rinj, si e ardhmja e shëndetësisë tonë, duke qenë edhe dëshmitar, edhe kontribuues të kësaj të arriture”, ka thënë ministri Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga modelet seksi, e cila herë pas…