Hoxhaj: Nëse nuk marrim njohje nga dialogu, opsion mund të jetë edhe konfederata me Shqipërinë

05 shkurt 2021 | 23:39

Kandidati për Kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë u keqpërdor për përfitime të brendshme.

Hoxhaj shton se dialogu e ka humbur kuptimin me Lajçakun dhe BE-në, përcjellë Gazeta Blic.

Ai shton se duhet të shikohet se a po e sjell njohjen dialogu, për ndryshe të shikohen opsionet tjera sepse dialogu teknik nuk sjell asgjë.

Tutje thotë se opsion mund të jetë edhe një konfederatë duke e ruajtur shtetësinë.

“Dialogu është temë e Politikës së Jashtme por u keqpërdor për përfitime të brendshme. Dialogu e ka humb kuptimin që të zhvillohet nga Lajçak dhe BE. Dialogu duhet të kufizohet në kohë e hapsirë, dialogu teknik nuk sjell asgjë. Duhet ta rimendojmë dialogun që të arrihet njohja reciproke, qëllimi i tij ishte shkuarja drejt normalizimit por prodhoi status quo, duhet ta shohim a po e sjell njohjen apo të shohim opsione tjera, sepse siç po shkojn deri tash nuk duhet të vazhdohet. Duhet të shohim edhe mundësinë e një konfederatë me Shqipërinë duke e ruajtur shtetësinë tonë”, deklaroi ai në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Clubhouse është një aplikacion i ri që ka fiksuar miliona…