DnV-ja: 3 për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë

14 shkurt 2021 | 09:16

Demokracia në Veprim po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor bazuar në metodologjinë e Numërimit Paralel të Votave (e njohur si PVT).

“Gjithsej 500 vëzhgues statikë janë prezentë në 500 vendvotime, të përcaktuara në bazë të mostrës përfaqësuese të rastësishme”, ka njoftuar DnV.

Sipas DnV-së, vëzhguesit gjatë gjithë ditës do të raportojnë mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke filluar nga hapja e vendvotimeve, procesi i votimit e deri tek përfundimi i procesit të numërimit.

Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2382 vendvotime.

“Sipas të dhënave të terrenit, me vonesë janë hapur vetëm 3% e vendvotimeve. Vonesat kryesisht ndërlidhen me mungesën e materialeve zgjedhore si: mungesa e zarfeve të fletëvotimeve me kusht në 6% të vendvotimeve, vulat, lista e votuesve, UV llampa, si dhe spreji kanë munguar në 3% të vendvotimeve”, ka njoftuar DnV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka njoftuar se…