Voton Hoxhaj: Qytetarët kanë dy opsione para vetes, rimëkëmbjen ose mjegullën

14 shkurt 2021 | 09:28

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga bashkëshortja Remzije Shahini-Hoxhaj dhe djalin i tyre, kanë votuar në Fakultetin e Filologjisë.

Hoxhaj pas votimit ka thënë se qytetarët sot janë para dy opsioneve.

“Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët. Ata janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike apo para një opsioni të mjegullës dhe izolimit të vendit. Ju dëshiroj suksese të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rreth 30 minuta me vonesë është hapur qendra më e…