Nisma shënon 7-vjetorin e themelimit, Limaj thotë se nuk do të ndalen

26 shkurt 2021 | 18:14

Nisma Socialdemokrate ka shënuar 7-vjetorin e themelimit.

Në këtë tubim, kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka thënë se para 7 viteve djem e vajza, burra e gra, u bashkuan dhe u rreshtuan rreth këtij opsioni politik të cilin e vlerësonin si shumë të rëndësishëm për vendin tonë.

Ai ka thënë se koha ka treguar se sa ka qenë i domosdoshëm ky opsion politik.

Limaj ka thënë se njerëzit u bashkuan për të për të ndërtuar një politike vizionare, e cila prodhon ide e vizion për vendin tonë.

“U bashkuam intelektual të këtij vendi për të ofruar kapacitetet tona në shërbim të Kosovës. Pa kalkulime e mashtrime të rrejshme. Ne u bashkuam djem e vajza, burra e gra rreth kësaj ideje, duke u angazhuar me kapacitetin tonë intelektual e njerëzor, sepse Kosovës i duhet një vizion politik që ofron njerëz dhe ndërton politika unitare dhe jo politika polarizuese e përçarëse”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Në përvjetorin e shtatë të Nismës, Limaj i ka çuar përshëndetje të përzemërta njërit nga themeluesit e Nismës, Jakup Krasniqi për të cilin ka thënë se është një burrë i madh i vendit, një personalitet emblematik dhe historik që gjithë jetën ia kushtoi vendit.

Më tutje, lideri i Nismës ka thënë se ata nuk do të ndalen, së shërbyeri vendit.

Limaj ka thënë se nga këto zgjedhje, Nisma ka dalë me unike se kurrë më parë duke iu shprehur mirënjohje të gjithë aktivistëve të Nismës.

“Ne do të vazhdojmë procesin e zgjedhjeve të brendshme në degë, ne do të evidentojmë lëshimet që kemi bërë dhe ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë se bashku me ju për të përgatitur ristrukturimin e partisë për betejat që na presin. Si dhe do të monitorojmë nga afër punën e atyre që morën besimin e qytetarëve për të qeverisur”, ka përfunduar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik…