Fetahu dhe Dushku ftohen në Kongresin e FIBA-s më 3 qershor

01 mars 2021 | 11:29

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka bërë me dije se do ta organizojë kongresin të dytë afatmesëm më 3 qershor 2021. “Duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë Covid-19 në të gjithë botën, dhe sipas dispozitave të veçanta ligjore për takimet e organizatave zvicerane gjatë kësaj periudhe, Kongresi i FIBA-s do të mbahet ‘online’”, ka njoftuar FIBA.

Në këtë Kongres janë ftuar t’i bashkohen edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku, të cilët do t’i shpalosin vështirësitë që janë ballafaquar gjatë periudhës së pandemisë, gjithashtu edhe punën që kanë bërë dhe planet për të ardhmen.

Pas Kongresit të FIBA-s të mbajtur në gusht 2019 në Kinë, kur Kosova për herë të parë u përfaqësua që nga pranimi në FIBA nga sekretarja e përgjithshme, Kongresi Afatmesëm FIBA 2021 synon t’i mbajë të informuara federatat nacionale mbi përparimin që po bën FIBA për të gjitha objektivat e saj dhe të sigurojë informacion dhe njohuri të dobishme mbi shtyllat thelbësore të punës së FIBA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…