Meta: Zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme për 100 vitet e ardhshme

05 mars 2021 | 14:48

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin në zgjedhjet t parlamentare të 25 prillit dhe të votojnë për forcat politike që dëshirojnë, por njëkohësisht të dënojnë edhe partitë që e meritojnë.

Në një konferencë për medie, Meta ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme për 100 vitet e ardhshme.

“Në këtë garë ka shumë koalicione dhe shumë forca politike. Është e rëndësishme që qytetarët të vendosin me qetësi se kë do zgjedhin, por edhe kë do ndëshkojnë. Është e drejtë e tyre të gjykojnë me qetësi. Për mua është e rëndësishme që procesi të jetë transparent. Do të informojmë edhe më tej opinionin publik që përfshihen tek krimi zgjedhor, kështu që s’do të ketë asnjë tolerim. Do të bëj më çdo gjë për të pasur zgjedhje demokratike të ndershme. Zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme jo për 4 vite, por për 100 vitet që vijnë që Shqipëri të rifitojë kredencialet demokratike dhe të arrijmë vendet e tjera që kanë qenë pas nesh dhe na kanë parakaluar dhe kjo do të jetë sfida më e madhe për të gjithë ne. Të mos paragjykojmë rezultatet e zgjedhjeve. Mund të ketë çdolloj surprize”, ka thënë Meta, raporton “tvklan”.

I pyetur si i komenton kandidatët e fundit për deputetë të Partisë Socialiste, si Najada Çomo dhe Luljeta Bozo, Meta ka thënë se është e rëndësishme që në listat e kandidatëve të ketë figura me integritet.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pas…