Arrestimi i 8 zyrtarëve, Mehmeti: Jemi të përkushtuar për zbatim të ligjit dhe integritet të policisë

05 mars 2021 | 14:43

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pas arrestimit të tetë pjesëtarë të policisë, ka thënë se mbetën të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe që policët të jenë me integritet.

Ai ka thënë se hetimet kanë rezultuar me disa prova të caktuara kundër këtyre pjesëtarëve të policisë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që ta zbatojë ligjin dhe çdo pjesëtarë i joni të ketë integritet, hetimet të cilat janë bërë janë hetime që kanë rezultuar me disa prova të caktuara”, ka thënë ai në një konferencë për medie.

Mehmeti ka thënë se nuk është me rëndësi koha se kur ndodhin arrestimet, por sipas tij rëndësia qëndron tek përkushtimi dhe të trajtohen në mënyrë të mirëfilltë rastet.

Ndërsa kryeshefi  i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka thënë se  operacionet e tilla tregojnë për përkushtimin e tyre.

“Hetimi është zgjeruar dhe sot në mëngjese  është realizuar aksioni ku janë arrestuar tetë  zyrtarë policorë, operacionet e tilla flasin për përkushtimin e madh ndaj punës”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi, ka thënë se veprimet e fundit janë treguesi më i mirë i luftës ndaj korrupsionit.

Të premten Policia përmes një aksioni ka arrestuar tetë zyrtarë  policoër me dyshimin për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi”dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar./EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori ekzekutiv…