Dyshimet për vjedhjen e votave, Prokuroria ndalon dy persona

10 mars 2021 | 10:29

Prokuroria Speciale e Kosovës, njoftoi se të martën më 9 mars, ka ndaluar dy persona, me inicialet A.K dhe S.M, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” dhe “Dhënie apo marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”.

“Prokurori i Shtetit gjatë ditës së sotme do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e lartcekur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat si më lartë”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Speciale.

Në mediat lokale në Kosovë, ditë më parë u publikua një videoincizim, ku pretendohej për falsifikim të votave të kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arben Asllani i cili para dy viteve ishte zhdukur, mbrëmë…