Detaje nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sot në lagjen “Kalabria” (VIDEO)

14 mars 2021 | 20:40

Mëngjesin e kësaj të diele ndodhi një vrasje e dyfishtë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Burrë dhe grua mbetën të vrarë, teksa arsyet që çuan deri tek ky incident i rëndë ende nuk dihen.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme, si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes”.

Ndërsa, në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe Prokuroria Themelore dhe Njësitë e Forenzikës.

“Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”.

Sipas informacioneve jozyrtare, Klan Kosova mëson se çifti i 44 vjeçarëve ishin të shkurorëzuar.

Video

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi, një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës…