Drejtoria për Punë Inspektuese merr aksion për lirimin e hapësirave publike në Gjakovë

17 mars 2021 | 10:27

Drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës ka ndërmarrë aksionin e radhës, atë të hapësirave publike në qytetin e Gjakovës.

Drejtori për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, kishte dalë për të parë nga afër këtë aksion të lirimit të hapësirave publike në komunën e Gjakovës.

Ai në një deklarim për media ka treguar qëllimin e këtij aksioni, duke theksuar se e gjitha po bëhet për të pasur një ambient më të mirë për qytetarët e këtij qyteti.

“Angazhimi i radhës në kuadër të Drejtorisë për Punë Inspektuese ishte lirimi i hapësirave publike në qytetin e Gjakovës. Një aksion të tillë e morëm për të liruar hapësirat publike që janë bllokuar nga veturat e parkuara vend e pavend, ku po vështirësohet edhe lëvizja e kalimtarëve, si dhe po dëmtohen drunjët e mbjellur në qytetin tonë. Veprimet e tilla u shërbejnë të gjithëve për të lehtësuar qarkullimin e këmbësorëve, ruajtjen e drunjëve të mbjellur dhe parasegjithash krijimin e një ambienti ashtu siç e meritojnë qytetarët e Gjakovës. Çdo veprim po bëhet në të mirë të qytetit tonë dhe qytetarëve”, ka deklaruar Fazli Hoxha, drejtor për Punë Inspektuese.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bayern Muncheni pret sonte (e mërkurë) të kualifikohet në çerekfinalen…