Drenica eliminohet nga Kupa, Devolli paralajmëron dorëheqjen

17 mars 2021 | 15:29

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli, ka paralajmëruar dorëheqjen nga ky post.

Drenica ka vazhduar me formën e dobët, duke u eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës.

Skuadra nga Skenderaj pësoi humbje sot në udhëtim te Dukagjini me rezultatin 1-0, me klinasit që siguruan kalimin në gjysmëfinale.

Pas ndeshjes, trajneri i “kuqezinjve” u ankua në ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët, duke paralajmëruar edhe dorëheqjen.

“Nuk kam çfarë të analizojë ndeshjen. Kundërshtari me fat shënoj, por çka të flas për futboll kur anësori e kishte dorën në gips. Është e kot. Më vjen keq për ata që investojnë në sport. Më duket se po punojmë kot. Do të flasë me presidentin dhe do të shohë pozitën e time këtu, ndoshta mund ta mbyllë punën këtu”, ka thënë  Devolli për “Art Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka asnjë surprizë edhe në stadiumin “Selman Stërmasi”, teksa…