Mustafa tregon se çfarë u diskutua në takimin e Abdixhikut me deputetët e LDK-së
17 mars 2021
| 15:47
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe deputeti i zgjedhur i Kuvendit, Besian Mustafa, ka bërë me dije se takimin e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, kanë diskutuar për seancën konstituive të Kuvendit, e cila do të mbahet më 22 mars.
“Sot me kryetarin Abdixhiku ishte një takim konsultativ me deputetë, për të diskutuar procesin e seancës themeluese të Kuvendit. Të premten do të jetë në takim me Kurtin. Takimi ishte konsultativ me grupin parlamentar”, ka thënë Mustafa në një deklaratë për medie pas këtij takimi.



