Mërgata shqiptare krah i fuqishëm i popullit në Kosovë

19 mars 2021 | 13:49

Në 40-vjetorin e demonstratave të vitit 1981

SHKRUAN: ISMET RASHITI

Viti 1981 është vit historik. Protestat studentore të 11 dhe 26 marsit dhe pastaj demonstratat gjithëpopullore të 1 dhe 2 prillit të ati viti në mbarë Kosovën, definitivisht ishin fillimi i shkatrrimit të ish Jugosllavisë. Paknaqësia e studentëve me gjendjen e rënd ekonomike e socilae, kulmoi pastaj me kërkesa politike, ndër të cilat më kryesorja ishte Kosova Republikë! Këto protesta e demonstrata dëshmuan hapur para opinionit të brendshëm dhe të jashtëm pozitën e rënd ekonomike të Kosovës në ish Jugosllavi dhe sidomos dëshmuan mbi padrejtësitë e mëdha historike që u ishin bërë shqiptarëve nga fuqitë e mëdha, duke i ndarë e coptuar trojet shqiptare sipas orekseve të shteteve fqinje. Më e rëndësishmja është se ngjarjet e vitit 1981 bënë kthesë të madhe dhe një këndellje politike e kombëtare të shqiptarëve në hapsirat e ish Jusosllavisë, ndërkohë që politika e mashtrimit që thirrej në emër të « bashkim vëllazërimit » dhe « barazisë nacionale », përpiqej me çdo kusht të zhbënte çështjen kombëtare shqiptare. Klasa politike e asaj periudhe me të drejtë kishte deklaruar se ngjarjet e vitit1981 i kishin gjetur në « befasi », mbasi ata të kënaqur me kolltuqet dhe privilegjet e tyre nga pozitat prej kuislingësh, i kishin mbyllur sytë dhe veshët për të parë e dëgjuar mjerimin e popullit të tyre si dhe burgosjet e ndjekjet politike që u bëheshin bijëve dhe bijave më të mirë të popullit shqiptar që nga Lufta e Dytë Botërore.
Burgosjet më të mëdha politike ishin bërë gjatë viteve 1964 dhe 1975 në krye me simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin me shokë, për të ardhur pastaj te burgosjet dhe ndjekjet masive të rinisë patriotike studentore të vitit 1981 dhe përfaqësuesve e udhëheqësve të organizatave patriotike ilegale.

No description available.

No description available.

No description available.

Pas demonstratave të Pranverës së Madhe të vitit 1981, pas gjakderdhjes që shkaktuan policia dhe ushtria serbosllave dhe pas burgosjeve e diferencimeve të mëdha politike, mërgata shqiptare në Zvicër, e udhëhequr nga Kadri Zeka, këto koncerte i shëndrroi në protesta dhe në përkrahje të parullës, « Kosova Republikë » ! Pas demonstratave të këti viti historik, shteti ish jugosllav, përmes misionarëve politik të Lidhjes Komuniste të ish Jugosllavisë, përpiqej me çdo kusht të deportonte në meset e punëtorëve, të mbanin tubime politike dhe të shtrinin rrjetin propagandistik e agjenturor me qëllim që të mbanin nën kontroll çdo lëvizje progresiste të tyre. Ata kërkonin dhe përpiqeshin me çdo kusht që përmes letrave e telegrameve, në emër të mërgatës shqiptare t’i dënonin demonstratat e vitit 1981 si « armiqësore » dhe « kundërrevolucionare », mirpo këti qëllimi nuk ia arritën asnjëherë.
Mërgata shqiptare në Zvicër asnjëherë e veqmas gjatë dhe pas vitit 1981, nuk u përfaqësua drejtë nga ambasada dhe konsullatat ish jugosllave. Saherë që u është dhënë mundësia, ato kanë dezinformuar opinionin zvicran dhe korin diplomatik, duke i quajtur shqiptarët si njerëz të « pakulturë », « hajdutë » e « terroristë » që i përkasin fundametalizmit mysliman. Përfaqësitë diplomatike ish jugosllave nuk i ndihmuan punëtorët shqiptarë pa « ryshfet » as në rastet e fatkeqësive më të rënda familjare e as në rregullimin e dokumenteve. Ato kishin krijuar një rreth të vogël spiunësh shqiptarë të cilët kryenin punë me para apo kushtëzime politike dhe informonin për çdo lëvizje ilegale patriotike të shqiptarëve që kishte nisur nga viti 1978 me Kadri Zekën,Hasan Malajn, Kadri Avdullahun dhe Halil Malaj, Zijah Shemsiun, Nexhmedin Ahmetajn e tjerë të cilëtnë vitin 1981 kishin dalur hapur me vendimin për organizimin e demonstratës së parë, të 11 prillit 1981në Bern të Zvicrës.
Demonstrata e parë e mërgatës shqiptare në Zvicër ishte në mbështetje të plotë të demonstratave gjithëpopullore në Kosovë. Ajo është organizuar nga ideologu dhe udhëheqësi i lëvizjes ilegale, Kadri Zeka bashkedhe me dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Zijah Shemsiu, dhe Ibrahim Kelemendi.
Parullat për demonstratën e parë në St.Gallen i ka shkruar dhe përgaditur, Kadri Zeka, Kadri Avdullahu, Nexhmedin Ahmetaj dhe Aqif Krasniqi. Në Cyrih parullat e para në gjuhën shqipe i ka shkruar, Ismet Rashiti, ndërsa në gjuhen gjermane, Sarah Gretler. Në Gjenevë organizator dhe parullat e para në gjuhën shqipe dhe frenge janë shkruar ngaKadri Avdullahu, Jakup Halimi, Shyqeri Ukshini, Elfi Agushi, Ejup Ahmeti, Gafurr Qalaj, e të tjerë.Në organizimin e demonstratës së parë në Bern kanë ndihmuar edhe këta veprimtarë :Rrustem Mahmutaj që njihej si flamurtari i demonstratave, Hasan Kadriu, Shahin Ajdini, Rexhep Halimi, Hasan Mala, Kadri Avdullahu, Nexhmedin Ahmetaj, Saime Isufi, Ismet Rashiti, Jakup Halimi, Qamil Isufi, Qamil e Januz Salihu, Elfi Agushi, Selman Kllokoçi, Arif Idrizi, Hevzi Thaçi, Ilaz Bajrami, Hajdin Daka, Rashit Rashiti, Hajdar e Adem Sadrija, Zahir Kamberi, Shefket Musliu, Ilaz Krasniqi, Aqif Krasniqi, Nazif Haziri, Saqip Zymberi, Ramiz Avdyli, Isa Avdyli, Ragip Rexhepi, Kadri Rexhepi, Gafurr Qalaj, Ejup Ahmeti, Enver dhe Zahide Avdullahu, Shyqeri Ukshini, Adem Islami,Beat Schaffer, Kathrin Asal, Sarah Gretler e shumë të tjerë. Këtë demonstratë me pjesmarrje në mënyrë të organizuar dhe me parulla e ndihmuan edhe veprimtarë nga Gjermania e Belgjika, kryesisht nga Shtudgardi, Dyzeldorfi, Frankfurdi dhe Brukseli.

No description available.

Kërkesa për organizimin e demonstratës së parë ishte bërë me iniciativën e Kadri Zekës (Zeqës) në emër të miqëve zvicranë, Beat Schafer e Kathrinë Asal dhe të veprimtarit Hajdar Sarija. Fjalimin kryesor para pjesmarrësve të emocionuar e mbajti Kadri Zeka (Zeqa), ndërsa peticionin e parë drejtuar organeve më të larta shtetërore dhe partiake të ish Jugosllavisë, bashk me Kadri Zekën e dorëzuan në ambasadën ish jugosllave, Rashit Rashiti dhe Beat Schafer. Në demonstratën e parë ishin të pranishëm rreth 300 bashkatdhetarë.
Organizimi i kësaj demonstrate, e cila bëri jehonë jashtzakonisht të madhe, bëri kthesë në vetëdijen kombëtare e organizative të mërgatës shqiptare.
Pas demonstratës së parë të 11 prillit 1981, kudo në mesin e bashkatdhetarëve filloi një zgjim dhe vrull i paparë kombëtar. Gajtë vitit 1981 u organizuan edhe një varg demonstratash tjera në Zvicër, Gjermani e Belgjikë. Të gjitha këto demonstrata janë udhëhequr nga
dëshmori i kombit, Kadri Zeka dhe janë ndihmuar në organizim dhe me shkrime nga Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
Vetëm gjatë vitit 1981 janë organizuar tetëdemonstrata në mbështetje të kërkesave që kishte shtruar për zgjidhje populli shqiptarë në Kosovë dhe viset e saj : Përveq demonstratës së partë të 11 prillit 1981, demonstrata të ngjajshme u organizuan, më 18 prill 1981 në Cyrih, më 25 prill 1981 në Shtudgard, më 09 maj 1981 në Dyzeldorf, më 16 maj 1981 në München, më 30 maj 1981 në Gjenevë, më 20 qershor në Bruksel, më 04 korrik 1981 në Frankfurd.

No description available.

Dalja në skenë e Kadri Zekës, i cili kudo njihej me pseudonimin « Zeqa », kishte bërë jehonë të madhe kudo në meset e punëtorëve shqiptarë. Kontaktet e para, shfaqja e filmave, takimet shqiptaro-zvicërane, tubimet dhe manifestimet tjera si në Cyrih, Gjenevë, Bern, Bazel, St.Gallen, bënë që në meset e punëtorëve të rritet vetëdija kombëtare, të rritet besimi në mes tyre, uniteti dhe përkushtimi ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Falëpunës së madhe dhe largpamësisë të dëshmorit, Kadri Zeka dhe bashkveprimtarët të tij, para dhe sidomos gjatë vitit 1981, brenda në Kosovë, u ndihmua lëvizja ilegale
dhe u qartësua programi politik. Thënë shkurt, themelet e organizimit të pavarur të mërgatës shqiptare në Zvicër i vuri Kadri Zeka . Mbi këto themele pastaj, vit pas viti e dekadë pas dekade, janë themeluar organizime të shumta të shqiptarëve gjithnjë në funksion të lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës.
Nëse iu referohemi fakteve dhe dokumenteve arkivore që lidhen me ato vite, shohim qartë se që nga viti 1981 kishte dalur në skenë një plejadë e tërë veprimtarësh në Zvicër të cilët i mbetën besnik mësimeve dhe idealeve të Kadri Zekës.
Nëse shikohen me kujdes shkrimet dhe fjalimet e Kadriut para demonstruesve gjatë vitit 1981, vërehet qartë një filozofi politike që nuk e duronte nënshtrimin e popullit shqiptar para askujtë, që nuk e dëshironte luftën, po që në asnjë rast nuk e përjashtonte luftën çlirimtare. Sot, pas tri dekadash, nëse analizojmë me kujdes shkrimet dhe fjalimet e Kadri Zekës para demonstruesve, shohim se nuk ka shkrim as fjalim të tij që nuk lidhet me luftën çlirimtare. Moto e Kadri Zekës ka qenë ”Rroftë lufta e drejtë e popullit shqiptar”!
Jusufi, Kadriu e Bardhoshi kanë qenë të armatosur me dije, me maturi e guxim. Ata kanë qenë njëkohësisht, atdhetarë të flaktë, ideolog të mëdhenjë, diplomatë të shquar, burrështetas të përgjegjshëm dhe luftetarë të denjë për çlirim e bashkim kombëtar. Ata ndjenin përgjegjësi për çdo fjalë e për çdo veprim. Ishin të kujdeshëm në veprimet e përditshme e shumë vizionarë për të ardhmën!
Si bashkëpunëtorë të mirë që dinin t’i koordinonin veprimet e tyre të përbashkëta në interes të çështjes kombëtare, Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla ishin bërë simbol i unitetit, i mirëkuptimit dhe i bashkimit në mes njerzëve dhe organizatave të ndryshme politike të cilat synim kryesor kishin realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve: ”Mbi gjithçka tjetër duhet të jet çështja kombëtare, liria, pavarsia dhe bashkimi i tokave shqiptare në një shtet të vetëm”¨! Edhe pse u përkisnin dy organizatave të ndryshme, ata asnjëherë nuk reflektuan momente ndarëse para bashkatdhetarëve. Të gjitha thirrjet për demonstrata bëheshin në emër të punëtorëve shqiptarë.
Zëri i Kadriut, pena e Jusufit dhe puna vetmohuese e Bardhoshit kanë qenë si një trup i vetëm dhe model i afrimit e i unitetit në mes shqiptarëve. Ndaj qëllim kryesor kishin bashkimin rreth idealeve çlirimtare. Çdo fjalë e Kadriut, Jusufit e Bardhoshit ishte bashkim. Çdo hap, çdo lëvizje që bënin dhe çdo mendim i tyre ishte bashkim. Edhe natën e errët të 17 janarit 1982, në Untergrupenbach, afër Shtudgardit, ishin bashk, duke biseduar për bashkimin e organizatave dhe krijimin e një fronti të fuqishëm gjithëpopullor për çlirimin e Kosovës.
Tetë porositë programore të Kadri Zekës drejtuar mërgatësshshqiptare në vitin 1981:
Duke pasur parasyshë ndihmën e madhe që mund të japin punëtorët mërgimtarë në Zvicër dhe kudo në shtetet evropiane si dhe përpjekjet e vazhdueshme që bënte UDB-a ish jugosllave për t’i përqarë e manipuluar me ta, dëshmori Kadri Zeka (Zeqa), në vitin 1981, iu drejtua atyre përmes një letre të hapur, e cila në fakt ishte një program politik për mërgatën shiptare, ku ndër të tjera kërkonte prej tyre:
1. Të luftoni parreshtur e me të gjitha forcat derisa të realizohen të gjitha të drejtat e popullit tonë!
2. T’i kundërshtoni me forcë dhunën dhe terrorin e pashoq që po e ushtron rexhimi mbi popullin e rininë tonë!
3. Ta forconi pareshtur unitetin luftarak të radhëve tuaja!
4. T’i përkrahëni e t’i ndihmoni me të gjitha mundësitë bashkatdhetarët që i kini në Kosovë!
5. T’i zbuloni dhe ti demaskoni pa mëshirë ata elementë të shitur që e bëjnë punën e armikut, që mbjellin panik e konfuzion në radhët tuaja, që e bëjnë punën e agjentëve të fëlliqur, duke ju denoncuar te armiku!
6. T’i sabotoni ato të ashtuquajtura « klube jugosllave të punëtorëve », që janë shëndrruar në qerdhe të rrezikëshme antishqiptare dhe në vend të tyre të formoni klube e shoqëri tuaja, të pavarura, kulturore, artistike e sportive!
7. Të mos mashtroheni nga demagogjia dhe premtimet boshe të armikut, të mos u besoni shpifjeve dhe trillimeve boshe të tij!
8. Mos lejoni që t’i humbëni gjuhën, kulturën dhe traditat tona të mira!

Këto kërkesa të cilat në fakt ishin shëndrruar në një program politik të mërgatës dhe veprimtaria e pandalëshme e atdhetarëve, tani dëshmorë, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla kishin krijuar mundësi reale për një angazhim më të madh dhe konkret të punëtorëve shqiptarë. Kështu pra Klubi Shqiptar « Emin Duraku » në Dyzeldorf të Gjermanisë, i pari shkëputi lidhjet me ambasadën ish jugosllave, duke u pavarsuar plotësisht dhe duke hyrë në shërbim të çështjes kombëtare. Anëtarët e këti klubi të parët dolën hapur në mbështetje të kërkesës Kosova Republikë ! dhe të gjitha kërkesave tjera që kishte shtruar për zgjidhje populli shqiptar në ish Jugosllavi. Pas Klubit « Emin Duraku » filluan të themelohen edhe klube tjera të pavarura si « Ikballe Prishtina » në Gjenevë, « Shota Galica » në Bulle, « Asim Vokshi » në Lozanë, « Ganimete Terbeshi » në Martigny, « Idriz Seferi » në Bruksel, ndërsa seksioni shqiptar « Përparimi » në Cyrih që vepronte në kuadër të klubit serb « Slloga », u shkëput dhe u formua si klub më vehte.
Ndonëse formalisht kishte lidhje me konsullatën ish Jugosllave, realisht i tëri ishte futur në shërbim të kauzës kombëtare shqiptare. Udhëheqësit e tij pothuaj të gjithë mbanin lidhje apo ishin të organizuar në radhët ilegale të cilët nga pozitat ku ishin ndihmonin organizimin e demonstratave dhe shpërndarjen e shtypit ilegal si gazetën « Liria », « Lajmëtarin e lirisë », « Zërin e Kosovës », « Bashkimin e tj. Aty shpërndaheshin ftesat për demonstrata e protesta. Këtë gjë mbase e përcjellte konsulli ish jugosllav në Cyrih dhe për pasoj pas kthimit në Kosovë ishte burgosur dhe dënuar me pesë vjet burg kryetari i parë, Vehbi Kastrati e pastaj ishte ndjekur edhe Zejdi Ismaili e shumë veprimtarë tjerë.
Klubet e pavarura, tubimet me karakter informativ, shfaqja e filmave nga Shqipëria, traktet e njëpasnjëshme kanë luajtur rol jashtzakonisht të madh në ruajtjen dhe ngritjen e frymës kombëtare. Kryesisht në Zvicër, por edhe në Gjermani e Bruksel ishte formuar një plejadë veprimtarësh, e cila pavarsisht rrezikut kishte dalur hapur në përkrahje të kërkesës Kosova Republikë !
Duhet theksuar sidomos faktin se organizimi apo pjesmarrja e bashkatdhetarëve tanë në demonstrata ishte pothuaj e njejtë e rrezikshme me pjesmarrjen në demonstratat brenda në Kosovë. Hiq gazin lotësjellës dhe maltretimin e policisë speciale të Beogradit, dënimet ishin të njejta në mos më të mëdha. Ishin demonstratat e mërgatës shqiptare që nxorën në shesh politikën e egër antishqiptare të ish Jugosllavisë, e cila në atë periudhë gëzonte një « autoritet » para opinionit ndërkombëtar. Demonstratat e mërgimtarëve shqiptarë hoqën maskën nën të cilën kryheshin të gjitha aktet makabre antishqiptare të rexhimit të Beogradit.
Kjo gjeneratë atdhetarësh gjatë viteve 1981-1999, në një formë a në një tjetër, përveq familjeve të tyre të cilat përkrahnin Republikën e Kosovës, e rrejedhimisht ishin rrezikuar e diferencuar nga pushtetmbajtësit, mbante lidhje të vazhdueshme me miqë e organizata ilegale brenda dhe jasht Kosovës të cilat i furnizonin me literatur patriotike. Mund të thuhet lirisht se gjenerata e veprimtarëve të vitit 1981, organizatorët e demonstratave të ati viti historik, gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në krye të organizimeve të shumta për Pavarsinë e Kosovës dhe bartëse e grumbullimit të ndihmave financiare për t’a mbajtur jetën gjallë në Kosovë, deri te furnizimi me armë e mjete tjera të nevojshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Nga Pranvera e Madhe e vitit 1981, atdhetarë të shumtë shqiptarë, bashk me familjet e tyre në Zvicër, në çdo rast dhe në çdo kohë ishin krah popullit, krah të burgosurve politik dhe mbështetëse e fuqishme e të gjitha kërkesave që kishte shtruar për zgjidhje populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të saj. Një kontribut të madh gjatë gjithë kësaj periudhe e kanë dhënë edhe patriotë e atdhetarë të shumtë nga viset shqiptare nën Maqedoni, Kosovën Lindore, Malë të Zi si dhe miqë zvicranë të cilët nuk janë ndalur së vepruari që nga ajo periudhë e lavdishme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arber Dashevci         Përgjatë historisë shumë njerëz kanë marrë…