FC Kosova Düsseldorf merr tre pikët e rradhës në ndeshjen kundër Viktoria Buchholz

28 prill 2024 | 18:04

Vazhdon me fitoren e radhës, FC Kosova Düsseldorf, ekipi që po bënë krenar diasporën shqiptare. Ajo sot si musafire ka shënuar fitore të thellë kundër Viktoria Buchholz me rezultat 4:0.

FC Kosova Düsseldorf, ndeshjen e radhës e luan të mërkurën në ora 15:00, si vendas kundër Sparta Bilk, dhe me fitoren e radhës e forcon besimin për tu shpallur kampion në Bezirksliga, dhe ngritjen ne Landeslige.

Njoftimi i plotë i klubit FC Kosova Düsseldorf:

Me një rezultat 0-4 në të mirë të klubit tonë përfundoi gjiroja e 29 në kuadër të Bezirksliga me golat e shënuar nga Max Stellmach (20’ 41’) Astrit Hyseni (31’) dhe për rexultatin përfundimtarë 0-4 u përkujdes Naseri Ilazi në minutën e (87’)

Faleminderit për përkrahjen tuaj dhe shihemi të mërkuren me fillim nga ora 15:00 ku presim në shtëpi Sparta Bilk

E juaja FC Kosova Düsseldorf 🔴⚫️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paqe në botë? Sipas inteligjencës artificiale mund të duhet edhe…