Vdes në moshë të re asistentja e fakultetit të inxhinierisë, Qëndresa Bresa

19 mars 2021 | 22:46

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka njoftuar se ka ndërruar jetë asistentja e këtij fakulteti, Qëndresa Bresa.

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanika ka ngushëlluar familjen e të ndjerës.

“Njoftim mortor! Ka ndërruar jetë asistentja Qëndresa Bresa. Qëndresa ishte studente e shkëlqyer, ishte shembull për të gjithë, gjithashtu edhe si asistente. Do të kujtojmë gjithmonë.  Ngushëllime për familjen, kolegët dhe shoqërinë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje tjera rreth vdekjes së Qëndresa Bresa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Përfaqësueses së Zvicrës, Valdimir Petkoviq, ka thënë fjalë…