Haxhiu, Kurtit: Kam pritë që ministër e bën dikë nga Jasharajt
22 mars 2021
| 19:41
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kurti nuk prezantoi plan konkret për qeverisjen.
Ai në fund të fjalës së tij, ka thënë se ka pritur që ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kurtit, mund të jetë dikush nga Jasharajt.
“Kam pritë që ministër do ta kesh dikë nga Jasharajt sepse kjo familje i ka dy gjeneralë, por e kishe gjetë një në Norvegji, te miqtë e tu, ok bën”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka thënë se “VV-ja, thotë se historia fillon me ta, por sipas tij “historia e Kosovës nuk fillon me këtë parti politike”.
“Ju nuk i përmendët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinaj, nuk i përmendët fare. Historia nuk fillon me juve”, ka thënë Haxhiu.



