Çeku pranon detyrën e ministrit të Kulturës, falënderon Dumoshin për punën e bërë

23 mars 2021 | 15:35

Hajrullah Çeku ka pranuar zyrtarisht detyrën e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Detyrën e ministrit, Çekut ia ka dorëzuar ish-zëvendësministri Engelbert Zefaj.

Ai ka thënë se është autorizuar nga Vlora Dumoshi që ta bëjë dorëzimin e detyrës pasi ish-ministrja e ka ndërprerë punën në këtë ministri pas zgjedhjes si deputete e Kuvendit.

Ndërsa ministri Hajrullah Çeku, ka thënë se do të bëjnë përpjekje që kulturën ta ofrojnë kah qendra, duke u larguar nga periferia.

“E falënderoj zonjën Dumoshi për punën që e ka bërë deri tash. Pres që të kemi edhe koordinim për punët që derisa të sistemohemi si ekip i ri. Është një detyrë për t’i shërbyer vendit dhe komuniteteve me të cilat merret kjo ministri. Jam i lumtur që mu dha besimi. Do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje që kulturën ta afrojmë kah qendra dhe ta largojmë nga periferia”, ka thënë ministri Çeku.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rreth 250 mijë armë ilegale janë në posedim të qytetarëve…