PDK-ja: Grainca e shiti votën për ta votuar Osmanin për presidente
04 prill 2021
| 19:14
Partia Demokratike e Kosovës e ka shkarkuar nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, e cila sot ka kaluar në LV.
Në njoftimin për medie, PDK-ja ka vlerësuar se Grainca e shitur votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.
“Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente. PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, është thënë në njoftimin e PDK-së.



