Pak ditë para vendimit në Hagë, Kadrijaj: Mjerë ai shqiptar që ka bashkëpunuar me Serbinë
13 shtator 2026
| 22:51
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka shprehur bindjen se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen, ndërsa ka folur edhe për personat që, sipas saj, kanë deponuar dosje dhe materiale në gjykatat lidhur me ushtarët e UÇK-së.
Në emisionet “Shoqet” në Klan Kosova, deputetja ka përmendur në këtë kontekst edhe shqiptarët që, sipas saj, kanë bashkëpunuar me Serbinë.
“Besoj fuqishëm që do të lirohen, por mjerë ata që kanë deponuar dosje ndaj secilit që ka qenë i burgosur në Gjykatën e Hagës. Mjerë ai shqiptar që ka bashkëpunuar me Serbinë dhe që ka deponuar materiale nëpër gjykata për cilindo ushtar”, ka deklaruar Kadrijaj.



