Kosnett uron Vjosa Osmanin, përgëzon edhe deputetët
04 prill 2021
| 19:54
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Diplomati amerikan ka përgëzuar deputetët që e kryen detyrën e tyre në Kuvend.
“Përgëzime Vjosa Osmanit për zgjedhjen Presidente, dhe deputetëve që e kryen detyrën e tyre në Kuvend. SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritetin e ngushtë me Republikën e Kosovës për ta ndërtuar një të ardhmen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett në “Twitter”.



