Kurti: Sonte fituam të gjithë, na presin punë të vështira

04 prill 2021 | 23:42

Kryeministri Albin Kurti, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente ka thënë se sonte kanë fituar të gjithë. Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se Kosova fitoi me Vjosa Osmanin pasi që më 14 shkurt u votua nga 300 mijë qytetarë.

“Sonte fituan të gjithë, fitoi shteti i pavarur, fituan qytetarët e vendit, fitoi republika dhe demokracia, fituan deputetët dhe partitë, fitoi kuvendi dhe qeveria. Sonte nuk ka humbës. Sonte fituam të gjithë. Sepse Kosova e fitoi Presidenten e saj, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, së cilës iu lexua emri 71 herë në raundin e tretë në Kuvend, pasi që me 14 shkurt e votuan mbi 300 mijë qytetarë”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se i presin shumë punë të mëdha e të vështira, në ditët e javët e muajt në vijim, në kushtet e një krize të shumëfishtë, ku pandemia e cila u shtua para një viti është veçse njëra prej tyre.

“Por, bashkë gjithsesi do t’ia dalim, do të dalim së bashku të suksesshëm, sepse nuk do të ndalemi, sepse do të angazhohemi e kontribuojmë për interesin e përgjithshëm me vullnet të paepur. Ju faleminderit të gjithëve. U jemi mirënjohës secilit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botëre, Rita Ora, e ka uruar…