De Bruyne rinovon kontratën me Cityn

07 prill 2021 | 13:49

Skuadra e Manchester Cityt ka konfirmuar se Kevin De Bruyne ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në “Etihad” deri në vitin 2025.

Mesfushori belg, i cili ishte lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier vitin e kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje të re me Cityn.

De Bruyne kishte ende dy vjet në kontratën e tij aktuale, por City donte ta lidhte atë me një marrëveshje më të gjatë pasi u bë një nga lojtarët më të mirë në botën nën urdhrat e Pep Guardiolas.

“Jemi të ngazëllyer për të njoftuar se De Bruyne ka nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2025!”, thuhet në njoftimin e Cityt.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekziston një konsensus shkencor në të gjithë botën se vaksinimi…