Derisa emri i saj përfolet se do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, Donika vazhdon aktivitetet rekreative
Ish-deputetja e Kuvendit, Donika Kadaj ka mohuar lajmin se do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti 2.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nuk është ftuar dhe as nuk është e interesuar të bëhet pjesë e ekzekutivit.
Kadaj ka thënë se vazhdon përkushtimin e saj në aktivitete rekreative dhe familjare.
Postimi i plotë i saj:
Lajmi i publikuar në disa media se do të bëhem pjesë e Qeverisë së Repubikës së Kosovës nuk është i saktë.
As nuk jam ftuar dhe as nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e ekzekutivit.
Koha ka dëshmuar se kisha të drejtë në kundërshtimin e Qeverisë jolegjitime të z.Avdullah Hoti.
Tashmë, Republika e Kosovës ka institucione legjitime. Kjo është pozitive.
Pushtetit i uroj realizimin e zotimeve parazgjedhore, ndërsa opozitës reflektim e reforma përmbajtësore, përfaqësuese dhe strukturore; në funksion të ndërtimit të kundër-pushteteve të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë dhe për funksionalitetin e Republikës.
Në ndërkohë, unë mbetem e përkushtuar në aktivitete rekreative dhe familjare ?