Deputetja e LDK-së thotë se LV-ja do të demaskohet ende pa i kaluar 100 ditë në qeverisje

09 prill 2021 | 11:46

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pazare politike dhe tregti me deputetë brenda Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka prioritet parësor pandeminë.

Dumoshi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka përmendur edhe emërimin e familjarëve të disa zyrtarëve të LV-së, si këshilltar në disa ministri.

Postimi i plotë i Dumoshit:

Një konstatim në vend të kritikës

Alternativa populiste sapo ka filluar qeverisjen dhe na duhet t’ju lëmë pak kohë që ta shohim pazotësinë e tyre në tërësi. Mirëpo, trendi sapo ka filluar:

1. Pandemia nuk ishte prioritet parësore për këtë qeveri.

2. Pazaret politike dhe tregtia me deputetë e futen një fryme të pazareve anadollake brenda Kuvendit.

3. Mixhallarët e jakobinëve të rinj paskan qenë gjithnjë profesional dhe te zot. Vetëm paskan pritur përfundimin e mesjetës dhe fillimin e renesancës për të dalë në sipërfaqe.

Standardet e dyfishta dhe konfuzioni që ju ka kapluar ende pa i arritur 100 ditë qeverisje druaj se do t’ju demaskojë shumë para kohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia i dënoi komentet e bëra nga kryeministri i Italisë,…