Vitia thotë se është gatshëm të japë dorëheqje nëse ka rrezikuar procesin e vaksinimit

26 prill 2021 | 17:54

Qeveria e Kosovës ka dështuar në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi dhe sigurimin e vaksinës kundër Covid-19, deklaruan të hënën deputetët e partive opozitare, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të diskutuar gjendjen me pandeminë Covid-19 në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore nëse del e vërtetë se ka rrezikuar procesin e furnizimit me vaksina, ndërkaq u shpreh i gatshëm të jap edhe dorëheqje nëse ka ndodhur diçka e tillë.

“Jam i gatshëm, që nëse ka ndodhur diçka e tillë, unë jap dorëheqje nga ministri”, ka thënë ai.

Vitia ka thënë se Kosova është në rrugë të mbarë për sigurimin e vaksinave.

Komitetet e ngritura për vaksinim, u shpreh ai, po përgatisin planin e resurseve humane për distribuimin dhe administrimin efikas dhe efektiv të vaksinave që do të vijnë së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes vendimeve të publikuara në faqen zyrtare të Dhomave të…