Behrami mes pensionimit dhe vazhdimit me Genoan

11 maj 2021 | 11:40

Valon Behrami po mendon t’i japë fund karrierës futbollistike. Mesfushori nga Kosova që aktivizohet me skuadrën italiane Genoa nuk është i sigurt sa i përket të ardhmes në futbollin aktiv.

Mediat në Itali kanë raportuar se Behrami po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli në fund të këtij edicioni. Por ish-reprezentuesi i Përfaqësueses së Zvicrës ka pranuar së fundmi një tjetër ofertë nga skuadra aktuale Genoa për vazhdimin e kontratës.

Genoa i ka ofruar një tjetër kontratë njëvjeçare, pasi drejtuesit e klubit vazhdojnë të besojnë në aftësitë e shqiptarit. Përkundër se tanimë është 35-vjeçar, Behrami këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje në Serinë a, ku ka bërë edhe një asistim.

Gjithsesi lojtari ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar dhe pas përfundimit të sezonit pritet të vendosë nëse do ta përfundojë karrierën apo do të bindet për të vazhduar edhe një vit me Genoan në Serinë A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila u…